Avokat i njohur, Romeo Kara ka paralajmëruar telashe për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta. Si Meta, ashtu edhe Berisha po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa afera korruptive e kriminale që dyshohet se janë përfshirë.
Por sa i takon hetimeve për ta dhe se çfarë pritet të ndodhë me dosjet e tyre, avokat Kara deklaron se binomi Berisha-Meta do të përballet me surpriza të pakëndshme. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi i njohur zbulon se është gati fletë-arresti për Ilir Metën dhe se këtij të fundit sipas tij, do ia sekuestrojnë të gjithë pasurinë.
Po ashtu, ai gjatë intervistës flet edhe për ekzistencën e një dosje tjetër që do shpërthejë në SPAK që do tronditë nga themelet familjen “Berisha”.
-Zoti Kara, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit për vulën e PD dhe e riktheu çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë me një trupë tjetër. Kjo është një fitore e vogël për Berishën që kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të 3 marsit të Apelit. Tashmë vula nuk është më në dorë të Bashës deri në një vendim të dytë të Apelit edhe pse ai në gjykatë figuron kryetar i PD. Si e shikoni këtë vendim?
Juridikisht e vlerësoj si vendimin më të mirë dhe më të drejtë të mundshëm.Tashmë gjykata ka legjitimuar si palë në proces PD-në e kryesuar nga Lulzim Basha dhe parë në këtë këndvështrim, nuk mund të konsiderohet aspak fitore për Berishën i cili u mundua jo pak qëkjo PD të mos pranohej si palë. Çështja mund të ishte kthyer për rigjykim edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, por kjo do tëçonte në një zgjatje të mëtejshme të procesit gjë që i shërben vetëm rritjes së tensionit brenda grupimeve në PD. Do të kemi një gjykim në themel tëçështjes, por shumë më të shkurtër kohor tashmë duke shmangur një hallkë të tërë gjyqësore. Pra, nuk ka asnjë arsye që të shihet si fitore e Berishës, sidomos duke parë legjitimimin e PD së Bashës.
-Për Sali Berishën është vendosur masa e arrestit në shtëpi me policë të dera dhe kontakte vetëm me familjarët. Mendonit se do të vinte kjo ditë për Sali Berishën, apo ky është fillimi për të për të gjithë të zezat që ka bërë?
Jo vetëm që e kam menduar këtëditë, por edhe kam besuar shumë në një përballje reale në rrugën e drejtësisë për të ardhur kjo ditë.Këtë gjë e kam thënë shumë herë edhe në intervistat e mëparshme tek ju dhe ju siguroj se them atë çfarë besoj. Tani duhet të shohim me forcë e besim se si Berisha dhe e gjithë politika që ai përfaqëson, të marrë dënimin e merituar dhe të zhvishet nga pasuritë e pafund qëi kanë grabitur këtij populli.
Kurrsesi nuk duhet të rreshtim duke kërkuar një vendosje të plotë tëdrejtësisëdhe forcimin e saj. Kurrë më të mos lejojmë asnjë person që kërkon të jetë mbi ligjin. Nëse lejojmë një të tillë, atëherë kemi firmosur nënshtrimin tonë ndaj tij dhe ai kurrë nuk do të drejtojë si lider në një vend demokratik, por si sundimtar nga i cili buron ligji, drejtësia dhe mirësia. Ja pra që vendosja e drejtësisë do të na çojë drejt instalimit të demokracisë reale, që fatkeqësisht kurrënuk është shijuar nga ne. Edmond Burke thotë: Pa drejtësi nuk mund tëmbijetojnë gjatë liria dhe demokracia.
-Çfarë na pret politikisht në 2024, si e shikoni opozitën me ikjen e Sali Berishës?
Viti 2024 do të jetë viti i drejtësisë, viti i agonisë së politikës së korruptuar, viti i instalimit të ndëshkimit për të pandëshkueshmit, viti i ringjalljes së shpresës për popullin e thjeshtë, viti kur parimet do te rishfaqen përballë dhe kundër pazarit politik si dhe besëlidhjes 30 vjeçare të hajdutëve pushtetarë. Do tëjetë patjetër një vit plot ngjarje, dinamika dhe ndryshime, vit i shembjes së idhujve dhe i rikthimit tëbuzëqeshjes tek shqiptarët.
-Përveç ikjes së Sali Berishës, po shohim se prej muajsh ka një tërheqje të Ilir Metës nga politika. Ai jo vetëm ka braktisur protestat që ka organizuar Berisha, por edhe nuk po shfaqet as në media. A mos vallë ish-presidenti ka frikë se mos e ndjek i njëjti fat si Berisha për shkak të dosjeve të shumta që ka në SPAK?
Padyshim që pyetja juaj e ka të plotë përgjigjen brenda saj. Meta, ky rrufjan politik, i pasuruar tejskajshëm nga hiçi dhe vetëm duke qeverisur, është tashmë një hap larg përballjes fatale me drejtësinë, përballje e cila është vonuar mëtepër se sa duhet. Sidoqoftë, ai tashmëështë krejtësisht i rrënuar politikisht dhe në pritje të komunikimit të akuzave nga organet e drejtësisë.
Kjo pritje realisht po e dërrmon të fortin e Pazarit të Ri, të cilin duket qartë nga rrënimi i pazakontë fizik, se po e hanë paratë që ai iu ka vjedhur shqiptarëve. Meta është krejtësisht i lodhur dhe i pamotivuar për të mbrojtur veten e jo më Berishën. Ka shumë mundësi që ta falënderonte SPAK-un nëse do ta arrestonte që sot, që më në fund tëmerrte fund tmerri i tij. Le ta lëmë edhe pak kohe në tmerrin që po përjeton. E meriton plotësisht.
-Vetë SPAK ka nisur sekuestrime provash në familjen “Meta”, madje Kryemadhi konfirmoi se SPAK i ka futur nën hetim pasuror, a mendoni se mund t’i fundosë pasuria?
Nuk mund të kalohet lumi i drejtësisëngarkuar me pasuri haram pafund. Jo vetëm familjen Meta-Kryemadhi, por e gjithë politika e korruptuar do të fundoset nëse merret seriozisht vetëm verifikimi i pasurisë së saj. Kam bindjen e plotë se drejt këtij procesi po shkojmë.Dhjetëra miliarda euro do t’i kthehen më në fund atyre që iu takojnë, shqiptarëve të ndershëm kur të bëhet konfiskimi i pasurive të lubive politike përfshirë edhe atë të Metës mes tyre.
-Shkëlzen Berisha ngjiti këtë javë shkallët e Gjykatës së Posaçme, ku dëshmoi për tragjedinë e “Gërdecit”. Javën që kaloi ai ju shmang thirrjes, por këtë herë u paraqit që herët në mëngjes. Si e shikoni këtë zhvillim?
E shikoj si fundin e karshillëkut berishian përballë drejtësisë dhe ligjit.E shikoj si fillim e fundit të sundimit të tyre dhe si një hap sinjifikativ për atë çfarë berishat i pret më pas, ndëshkimin ligjor. Çdo fillim e ka një fund dhe duhet besuar se ky është fillimi i fundit të klanit mafioz Berisha. Asnjë nuk do ta ndalë tashmë fundin dhe ndëshkimin e tyre. Këtë gjë e dimë ne, por e di edhe vetë klani Berisha dhe këtë gjë ata e shfaqin në çdo lëvizje dhe prononcim. Tashmë do të mësohemi me qenien e tyre prezent dhe përpara organeve të drejtësisë.
-Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Pra Strasburgu i dha një goditje tronditëse Sali Berishës dhe çetës së tij që zbatuan urdhrat për vrasjet në 21 janar. Si e komentoni këtë vendim?
E vlerësoj si një sihariq për familjet e viktimave dhe ne qe kemi pritur kaq shume vite që drejtësia të thotë fjalën e saj.Tashmë do të kemi një investigim të plotë se si u dha urdhri për të qëlluar mbi turmën dhe si u ekzekutua ai. Kemi edhe dëshmi nga vetë stafi i kryeministrisë së asaj kohe ku deklarohet se janë prekur serverat e kryeministrisë. Pra e vërteta na është fshehur deri më tani. Ky do të jetënjë nga dy proceset së bashku me atë të Gërdecit për të cilat Berisha do paraqitet sërish përpara drejtësisë.
-Si i komentoni përgjimet e “SKY ECC”? Aty thuhet se dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje.
E kemi hamendësuar këtë gjë, por tashme duhet pritur që të dalin faktet e qarta dhe të bëhet hetimi mbi to.Nuk do tëçuditesha që kemi gazetarë të tillë zëdhënës të interesave të krimit dhe pjesë të tij. Shpresoj që të zbardhen sa më shpejt emrat e tyre dhe t’i sikterisim përfundimisht nga komuniteti i gazetarëve ku unë fus edhe veten.
Ne na duhet një gazetari dinjitoze, transparente dhe me integritet profesional dhe njerëzor larg ndikimeve të jashtëligjshme. Edhe për gazetarët duhen bërë verifikimet e duhura mbi pasurinë, pasi disa prej tyre o janë kthyer në oligarkë ose iu janë bashkangjitur atyre.
-Thuhet se amerikanët dhe britanikët pritet të sjellin një tjetër “listë të zezë”. Mendoni se do të ketë emra nga opozita pasi disa prej tyre nuk po zbatojnë kërkesat e ndërkombëtarëve për shkëputjen nga mbështetja e të korruptuarve dhe “non-gratave”?
Kemi dëgjuar që ka emra nga të dy palët, pozita dhe opozita por kjo duhet verifikuar zyrtarisht. Është mëse logjike që veglat e Berishës të trajtohen si ai. Berisha është një sistem dhe si i tillë duhet trajtuar dhe bërë ‘non-grata’.
-Si e shikoni qeverisjen “Rama”, do e ketë më të lehtë fitoren e një mandati tjetër me ikjen e Berishës?
Duhet rifreskuar deri në detaje, të instalojë meritokracinë dhe kontroll më të fortë mbi vetveten. Për momentin nuk shoh si kundërshtar të saj një opozitë të mirëfilltë.Kundërshtari më i madh i saj është vetvetja, humbja e kontrollit apo e motivimit.
Mendoj se duhet t’i drejtohet më tepër thelbit të qeverisjes se sa formës dhe të instalojë ligjshmërinë e plotë në segment të saj.Të instalojë konceptin e qartë të shërbimit publik dhe të ketë si synim rritjen e shtresës së mesme si garanci për stabilitetin. Kjo gjë kërkon instalimin e politikave të reja lidhur me rishpërndarjen e të ardhurave dhe të pasurisë si dhe atë të shanseve të barabarta. Si hap vendimtar do të vlerësoja pavarësinë e plotë nga politika të administratës publike.
-Keni një urim dhe një mesazh për qytetarët shqiptarë?
Ju uroj mbarësi pafund, paqe dhe prosperitet, rikthim të shpresës, buzëqeshjes dhe harmonisë.Qofshin të bekuar kudo ku janë!