![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/policia-greke-1-1_sd-1024x576.jpg)
Një djalë 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi kërkohej për disa grabitje. Ndaj 20-vjeçarit ishte lëshuar urdhër arresti që në 5 qershor por nuk ishte kapur.
Gazetari Top Channel Arture Bibe ka raportuar se Artemio Gjoncari ka rënë në prangat e policisë së Pagratit në Athinë nën akuzën “grabitje në vazhdimësi”.
Siç rezulton nga hetimet e Prokurorisë së Athinës, prej prillit 2024 deri në 5 qershor, Gjoncari, i maskuar shkonte në kioska dhe mini-markete në zonën e Vironas dhe Pagratit dhe nën kërcënimin e një thike, merrte para nga xhiro ditore. Nga hetimet e deritanishme janë zbuluar 6 raste ku dyshohet se autor është pikërisht 20-vjeçari Artemio Gjoncari.