Banorët e zonës dhe përfaqësues të Kishës Katolike u konfliktuan për një tokë, për të cilët dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie
anë zbardhur emrat e tetë personave që u përfshin në konfliktin e dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Kepin e Rodonit.
Përveç ish-deputetit të Partisë Socialiste Mark Frrokut, raportohet se të përfshirë ishin dhe Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.
Banorët e zonës dhe përfaqësues të Kishës Katolike u konfliktuan për një tokë, për të cilët dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie. Banorët kërkojnë që në këtë tokë të ndërtohet një rrugë, teksa përfaqësuesit e Kishës Katolike pretendojën se është prona e tyre dhe nuk lejojnë ndërtimin e rrugës.
Ndërkohë, nga policia raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë, ku dyshohet se ka qënë një kushëri i Mark Frrokut që ka qëlluar në ajër, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.
Më herët, unofromat blu njoftuar arrestimin e ish-deputetit Frroku.