![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/WhatsApp-Image-2023-11-20-at-18_sd-1024x576.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Pogradec, ku disa nxënës janë përfshirë në një sherr.
Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë pësuar dëmtime në trup dhe fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të Bucimasit, kur nxënësit e një klase kanë nisur debatin për motive të dobëta.
Në sherr janë përfshirë dhe adoleshentë të tjerë, të cilëve u është marrë deklarimi, ndërkohë që çështja iu referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.