Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar kafen e fundit me të ndjerin Sokol Olldashi.
Në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të deputetit demokrat, Halimi thotë se atë ditën kanë debatur për gjera që sot nuk kanë rëndësi. Po ashtu, Halimi kujton se ata e kishin lënë për t’u takuar sërish, por kjo gjë nuk ndodhi më.
“E lamë të pinim kafe në darkë, por .. nuk e pimë dot kurrë, teksa pak orë më vonë me Astrit Patozi shkuam në familjen tënde pa ty!! “, shkruan Halimi.
Reagimi i Eduard Halimit:
10 vjet pa ty i dashur shok, mik, vëlla!
Kafja jonë e fundit, si sot 10 vjet më parë, e mërkurë, tek “Kotoni” ! Debatuam atë ditë për gjëra aq pa rëndësi sot! Nuk e dinim se ishte e fundit kafe, e fundit herë, i fundit debat!
Të nesërmen të enjten, do mblidheshim tek Eri në Durrës (Ervin Qehajaj) e pastaj të hënën ti ishe ftuar në Opinion, debatuam edhe për ato që kishe vendosur të thoje tek Blendi Fevziu
E lamë të pinim kafe në darkë, por .. nuk e pimë dot kurrë, teksa pak orë më vonë me Astrit Patozi shkuam në familjen tënde pa ty!!
I paharuar do jesh miku im i dashur, i pazëvendësueshëm në gjithshka!!
Mall për ty dhe ditët me ty!!