Deputeti i PS-së, Petro Koçi, dhe juristi i PD-së, Skerdjan Dhuli, kanë debatuar ashpër në “Top Story” për çështjen e Fredi Belerit.
Koçi tha se Fredi Bleri fitoi zgjedhjet në Himarë sepse PS-ja nuk bëri një fushatë të mirëfilltë për të marrë drejtimin e asaj bashkie. Kjo gjë u kundërshtua nga Dhuli, i cili tha se kjo nuk është e vërtetë.
Pjesë nga debati:
Koçi: S’më intereson se çfarë dosjeje do të çojë në Strasburg.
Dhuli: Ty nuk të intereson… Beleri ju ka mundur dy herë nga burgu. Po ta mbajti hajde kandido në vendin tënd të origjinës.
Koçi: Edhe një herë, për të bërë analizën e zgjedhjeve në Himarë… Unë e kam thënë që për zgjedhjet në Himarë një dorë e dha edhe PS, sepse nuk bëri fushatë. Situata ishte e ngarkuar. Unë gjykoj që PS përdori kartë të gabuar në zgjedhje. Fitorja e Belerit varet nga kjo. Kjo nuk do të thotë se Beleri nuk ka abuzuar, duke vjedhur vota…
Dhuli: Unë kam qenë në fushatën e Belerit. Kemi lëvizur me makinë 700 euro, e do të blinim neve vota. Unë kam qenë në përgjim. Ai që më vuri në përgjim mua dhe Belerin është në burg tani bashkë me Belerin.
Koçi: Ti po merr përsipër që pasje qenë shefi i gjithçkaje.
Dhuli: Unë kam qenë në përgjim.
Koçi: Nuk më intereson fare, unë di si është bërë fushata.
Dhuli: O zotëri, Jorgo Goro ishte hajdut dhe super hajdut. Oligarkët dhe krimi i organizuar e bënë fushatën. Mos më thuaj mua që nuk bëmë fushatë, thjesht dështuat.