![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/DIhUcTXj-aksident_sd-1024x576.jpg)
Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit mëngjesin e kësaj të marte, ku dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur.
Bëhet e ditur se njeri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë për jetën.
Nga informacionet paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’.
Dy të plagosurit u dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.
I aksidentuari që ndodhet në gjendje të rëndë raportohet se do të transportohet drejt Tiranës. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.