Deputeti Agron Duka ishte i ftuar ditën e ostme në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar.
Ai ka deklaruar se deputetët e “Rithemelimit” po planifikojnë të krijojnë një Federatë, me qëllim bahskimin e të gjitha grupimeve të opozitës. Ai shtoi se pjesë e këtij plani është dhe Basha, me qëllim forcimin e PD-së.
“Ne propozojmë që të bahskohen të gjitha forcat opozitare, përfshirë këtu ndonjë forcë të majtë që nuk janë parti parlamentare, për të mposhtur një mazhorancë që është e vështirë për t’u mundur. Retorika e disa grupimeve se ne jemi mirë, jemi në formë, sipas nesh nuk mjafton dhe prandaj qëllimi është pozitiv. Por realizimi është i vështirë, sepse duhen bërë bashkë edhe hatërmbejtet e individëve. Por duke pasur eksperiencën e politkës si individ, ka pasur raste kur individë kanë pasurk onflikte por janë bashkuar, pra është e vështirë jo e pamundur.
Pra duhet të bëjmë një kompromis dhe mendojmë se mund të ndodhë. Më shumë ka kountirbuar Famtir Mediu në këtë plan për të na grupuar. I ka qëndisur shumë mirë pikat. Nëse këtan jerëzit që ne i iclësojmë si kryesorë që kanë këto hatërmbetjet, do i bashkohen kësaj nisme, do jetë përparim për opozitën.
Tezat e kësaj federate janë disa, të mos ketë kryetar, të jenë vendime kolegjiale. Psh, Basha është kryetar i PD, por edhe Berisha gjithashtu. Disa deputetë që janë pa parti, ne nuk propozojmë t’i heqim këta, por që me konsensus, të jgithë deputetët të zgjehdin 3 koordinatorë për të koordinuar punën deri në zgjedhjet parlamentare. E dyta, të rregullojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, sepse kemi shumë konflikte. Ka disa perosna që kanë kontakte dhe i konsumojnë takimet me këtas individë si personale jo si të partisë. Deri tai kemi bërë takime vetëm me persona të veçantë. Kemi këmbyer SMS për t’u takuar me të gjithë grupimet. Dueht të bashkohemi që të krijojmë një frymë optimiste.” -tha Duka.