![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-milan-1700084266_sd-1024x576.jpg)
Vazhdojnë të dalin emra të rinj nga Italia në lidhje me lojtarët që kanë luajtur baste sportive të jashtëligjshme.
Hetimi për bastet që kanë tronditur botën e futbollit po zgjerohet dhe siç raportohet nga mediat italiane, në listën e të dyshuarve të prokurorisë së Torinos ka hyrë edhe Alessandro Florenzi.
Për mbrojtësin e Milanit akuza është për lojëra të paligjshme kumar apo baste. Florenzi do të merret në pyetje në ditët në vazhdim.