Një ngjarje tronditëse është regjistruar gjatë një eskursioni në Greqi ku disa nxënës kanëpërdhunuar një shok klase. Mësohet se gjimnazisti nga Pelioni gjatë një ekskursioni 3-ditur në Janinë është përdhunuar nga shokët e klasës.
Ka qenë babai i 15-vjeçarit ai i cili ka denoncuar në komisariat sapo është njoftuar nga djali i tij për atë që ka ndodhur. Sipas asaj që ka denoncuar babai, ngjarja tronditëse ka ndodhur pas mesnatës e 6 prillit kur nxënësit e gjimnazit janë kthyer në hotel, ku po qëndronin me shokët dhe mësuesit që morën pjesë ne ekskursion.
Djali i tij 15-vjeçar, teksa flinte është zgjuar nga dhe ka parë pranë dhe në shtrat autorin 15-vjeçar dhe një nxënës tjetër. Nxënësit e tjerë të ndodhur në atë dhomë nuk kanë ndërhyrë, por kanë qeshur me aktet e shëmtuara ndaj viktimës.
Menjëherë u njoftua Prokurori i Shërbimit për të Mitur si dhe prindërit e autorëve të mitur, ndërsa tre 15-vjeçarët u arrestuan. Prindërit e autorëve të mitur nuk u arrestuan, ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme u thirr për t’u marrë në pyetje. Viktima do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.