![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/800-0-12effa161ca4e2d63b07864eb414d2b6.jpg)
I pyetur në emisionin ‘Repolitix’ se si do të vepronte në rast se opozita do të hynte në grevë urie, kryeministri Edi Rama tha se është vendim sovran i dikujt dhe se nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar.
“Greva e urisë është një vendim sovran i dikujt që do të bëjë grevë urie. Ne nuk e ndalojmë dot. Përse të negociojmë? Për bukë apo për ujë?”, tha Rama.
Kur u pyet që edhe ai ka qenë në grevë urie, Rama u përgjigj:
“Për çfarë kemi qenë ne në grevë urie? Për diçka që sot as nuk diskutohet, që ne ia kemi dhënë opozitës. Kur ishim ne në opozitë, lideri i grupit merrte fjalën njësoj si gjithë të tjerët dhe nuk kishte mundësi të fliste asnjë minutë më shumë”.
Nikoll Lesi tha se nëse vendi do të kishte një opozitë tjetër që do të kishte besimin e qytetarëve, atëherë qeveria ‘Rama’ do të rrëzohej.
Por Rama u përgjigj se “nuk rrethohet një qeveri e zgjedhur demokratisht. Rrethohet me tru, por kur nuk punon truri edhe trupi të çon në drejtim të paditur e sheh veten duke hipur në dritare”.