Ministri italian për Marrëdhëniet me Parlamentin, Luca Ciariani në një intervistë për gazetën La Stampa ka deklaruar se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i Kryeministrisë do të jetë në pranverë.
“Ratifikimi i marrëveshjes me Shqipërinë do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i kryeministrisë do të jetë në pranverë”., ka deklaruar ai i prer.
Për marrëveshjen me Shqipërinë, ministri shpjegoi se “nuk ka asnjë hezitim” dhe “jemi aq të bindur sa kërkuam urgjencë në miratimin e projektligjit, i cili me shpresën tonë do të miratohet në shkurt”.
Ai ka shpjeguar se emigracioni do të jetë një temë në të cilën qeveria do të fokusohet veçanërisht në këtë vit të ri 2024, sepse “është pika ku ne kemi vuajtur më së shumti me votuesit tanë” , thotë i besuar i Melonit.
“Kemi pasur një verë të vështirë. Nga e para nga e nisëm, nuk ishte e lehtë ta bësh migrimin një çështje madhore ndërkombëtare. I kërkuam votuesve durim, por rezultatet – sqaroi ministri – do të vijnë”., tha ai.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka bllokuar paktin Itali-Shqipëri për emigrantët më 13 DHJETOR 2023. Ajo ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër kësaj marrëveshje.
Në këtë mënyrë, gjykata ka njoftuar se pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë, e planifikuar për tu votuar në Kuvend në 14 Dhjetor 2023.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka bllokuar paktin Itali-Shqipëri për emigrantët më 13 DHJETOR 2023. Ajo ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër kësaj marrëveshje.
Në këtë mënyrë, gjykata ka njoftuar se pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë, e planifikuar për tu votuar në Kuvend në 14 Dhjetor 2023.
Grupimi Berisha-Bardhi kërkoi njëherazi nga gjykata ndalimin, si dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e protokollit nga Kuvendi.
Për t’i dhënë fuqi marrëveshjes së firmosur nga Rama dhe Meloni në Romë për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër me kapacitet 3 mijë persona si dhe përdorimin e Portit të Shëngjinit si port zbarkimi, duhet të ratifikohet në Parlament me të paktën 71 vota.
Një marrëveshje historike, e arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë, është firmosur më 6 Nëntor 2023 mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.
Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore.