![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/45551-1024x500.jpg)
Zvarraniku, me një gjatësi të konsiderueshme, kishte hyrë në shtëpinë e 82-vjeçares dhe qëndronte i pashqetësuar në dhomën e gjumit.
Menjëherë pas njoftimit të marrë, efektivët zjarrfikës kanë shkuar në banesën e të moshuarës dhe pasi kanë neutralizuar zvarranikun helmues, kanë bërë të mundur largimin e tij nga banesa.
Sipas efektivëve zjarrfikës në vendngjarje, gjarpri ishte i llojit helmues dhe i rrezikshëm për jetën e zonjës në rast pickimi.