Ish-kryeministri italian, Massimo D’ Alema ishte i pranishëm sot në konferencën që u mbajt për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Gjatë fjalës së tij ai tregoi tentativat e qeverisë italiane për të liruar nga burgu liderin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ky i fundit ishte burgosur me vendim të Slobodan Millosheviç. Massimo D’ Alema tregoi për pjesëmarrësit në këtë konferencë një shqetësim që ndau asokohe me presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton. Ky i fundit kishte pohuar se kur të lirohej Rugova, NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar.
“Ishte e padiskutueshme që duhej të lirohej Rugova. Qeveria e Italisë mori përgjegjësi për lirimin e Ibrahim Rugovës dhe kam biseduar dhe me presidentin e Italisë në atë kohë dhe ishin të bindur për vendimin që duhej ndërmarrë.
E rikujtoj dhe shqetësimin e Clinton, që kur Rugova paqësor të lirohej NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar dhe në një konferencë në Romë kishte falënderuar NATO-n dhe popullin e tij. Më kishte falënderuar dhe unë ia ktheva duke i thënë që duhej të falënderonte Rugovën sepse ai është i lirë. Unë nuk bëra asgjë për ta këshilluar atë. Clinton ishte për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij.
Europianët ishin të bindur se Rugova përfaqësonte të kaluar dhe se lufta kishte marrë dhënë, por pavarësisht asaj u pa qartë më vonë se kishte autoritetin dhe dëshirën e qytetarëve të Kosovës për të drejtuar vendin edhe kur erdhi Bernard Kushner. Bashkësia ndërkombëtare ka njohur simbolet dhe trazirat e popullit të Kosovës dhe ai e ka thënë këtë dhe në librin e publikuar.
Ai thoshte për intelektualin se dy rrugë ka; vazhdo lexo libra ose vepro. Ai dëshironte që populli i Kosovës që thoshte ‘unë jam presidenti i popullit’ dhe donte të krijonte në lidershipin e tij një lidhje ekonomike dhe sociale dhe një sistem paralel të edukimit si dhe për të vazhduar rrugën drejt Pavarësisë. Këto ishin arsyet pse PE e nderoi me çmim.”, tha Massimo D’ Alema.