I ftuar në “Shqipëria Live” mjeku gjhinokolog Shkëlqim Balili tregoi disa nga këshillat që duhet të ndjekin gratë gjatë kohës së shtatzanisë.
“Është shumë e rrezikshme ekspozimi ndaj diellit në tremujorin e parë të shtatzanisë.
Për abort, nga zgjerimi i rruazave të gjakut. Nëse një grua ka një temperaturë mbi 38 gratë është në rrezik.
Ne kemi një gjëndër në tru, që bën termorregullimin e trupit. Nëse një grua shtatzanë ka një temperaturë mbi 37 e gjysmë, duhet të lajmërojë mjekun. Burri ka një rëndësi të ketë spermën e fuqishme dhe të shëndetshme. Duhet të lëvizin paradite dhe pasdite, të pijnë 3 litra ujë në ditë. Të konsumojnë frutat, pjeshkë, bostanin, dhe perimet, si domatja”, tha mjeku Shkëlqim Balili.