Megjithëse gruaja dhe vajza janë ‘drita e syve të tij’, është një tjetër person që e ka njohur para tyre, shumë i rëndësishëm në jetën e aktorit të dashur për publikun, Julian Deda.
E kemi fjalën për nënën e tij, të cilën aktori s’lë rast pa e vlerësuar apo uruar në publik, siç bëri dhe sot.
Mamaja e Julit feston sot ditëlindjen dhe ashtu si çdo vit në këtë ditë të rëndësishme, aktori i shprehu nga zemra ca fjalë të ndjera, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
“Buzëqeshja e Nënës, me të kënaq shpirtin. U bëfsh 100 vjeçe Mam, të paçim gjithmonë kështu, të qeshur dhe me gjithë mirësinë që rrezaton…! Të du fort…!”- shkroi ai.