në listën e kërkimit të shqiptarëve në internet mund të zbulosh gjëra mjaft interesante. Ajo se çfarë i kuriozon më tepër në harkun kohor të një viti, është chati i famshëm GPT, apo siç njihet ndryshe biseda me inteligjencën artificiale.
I ftuar në Anxhelo Lushka, eksperti i IT tregoi për “Shqipëria Live” tregoi se nëse për shumë muaj kryefjala e vitit në listëkërkimin e qytetarëve ishte fituesi i BBVA2 Luiz Ejlli, aktualisht ky i fundit nuk figuron në interesat e qytetarëve.
Lista e tyre nga 1 qershori ka ndryshuar totalisht. Safet Gjiçi ish kryebashkiaku i Kukësit ka marr gjithë vëmendjen pas videoskandalit seksual.
“ChatGPT është e para për këtë vit e para e cila është klikuar më shumë. Kanë kuptuar rëndësinë e saj dhe ndoshta duan të dinë më shumë informacion, për të gjetur zgjidhje për problematikat në përditshmëri.
Në vend të dytë janë filmat. Ndërsa në vendin e tretë është Luiz Ejlli. Më pas është një faqe që merret me bastet e sportit, ku jepen ndeshjet apo parashikimet për të.
Festat zyrtaret e vitit 2023 janë në radhë për klikime.
Që nga 1 qershori deri në 25 korrik, vendin e parë të kreut e mban Safet Gjici, ku kërkojnë videon, më pas marrin edhe më shumë informacion për të. Në këtë list, vijon me këngëtarin Ricky Martin, dhe filmi “Culpa Mia”. Më tej janë ishujt Faroe, e cila është një parajsë fiskale, ku depozitohen paratë e pista”, tregoi eskperti i IT.