Roza Lati gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Erjola Doçin, ka treguar se disa banorë kanë vendosur mes njëri-tjetrit se kush janë finalistët e “Big Brother VIP3”.
“Kush e ka vendosur këtë?” tha Juli i çuditur, ndërsa moderatorja u shpreh se kjo gjë është e dukshme nga mbarëvajtja e dinamikave në shtëpi dhe mënyra sesi Egla Ceno, Juli, Romeo Veshaj, dhe Heidi Baci komunikojnë.
Aktori i njohur tha se të njëjtën fjali i ka thënë edhe Erjola, megjithëse sipas dy vajzave, ato nuk kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë gjë.
Pas kësaj deklarate, Juli doli në konkluzionin se e gjithë shtëpia ka të njëjtin mendim për banorët që do të shkojnë në finalen e BBV3.