Një stuhi e fuqishme ka përfshirë kryeqytetin, njëkohësisht edhe shumë qytete të Shqipërisë. Ndërkohë që Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, ish-konkurrenti i “Per’puthen”, Mevlan Shaba, duket se e ka neglizhuar këtë thirrje dhe është përballur me pasojat e motit të keq.
Ka qënë e dashura e tij, Livia, e cila ka postuar një video në të cilën shihet Mevlani teksa përpiqet të heqë nga rruga një pemë, e cila është rrëzuar për shkak të motit të keq dhe i ka bllokuar rrugën.
“Mevlani kundra pemës në mes të rrugës”, ka shkruar Livia, e cila gjendet në makinë, ndërsa Mevlani përpiqet të largojë pemën nga rruge, teksa në kokë mban një çadër fëmijësh.