Prej shumë vitesh, Afërdita Dreshaj i ka munguar tregut muzikor shqiptar. Këngëtarja e njohur është zhvendosur jashtë Shqipërie, pas martesës me Jakub Kindl.
Ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me mijëra ndjekësit ndan momente të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Dreshaj ka zbuluar një lajm shumë të bukur për fansat e saj të shumtë.
E pyetur nga ndjekësit se a do të rikthehet në muzikë, ajo e konfirmoi një gjë të tillë.
“Një pyetje kisha, a do të rikthehesh në muzikë”, ka qenë pyetja që iu parashtruar.
“Po, këtë vit”, u përgjigj ajo.
Afërdita Dreshaj është nënë e një djali. Djali është fryt i dashurisë nga martesa me bashkëshortin çek. Ndërkohë emri i vogëlushit është Sky Blue Kindl, një emër shumë i veçantë.