Ditën e sotme, këngëtarja e njohur, Anjeza Branka ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, lajmin e hidhur se babai i saj ka ndërruar jetë.
Kjo humbje e papritur e babait të Anjezës ka shkaktuar një plagë të madhe në zemrën e saj.
Përmes një postimi mjaft prekës në profilin e saj, këngëtarja ka ndarë me të gjithë fansat e saj lajmi tronditës, duke shkruar:
“Ah more bab ike, të mori Zoti duke fjetur gjumë. Na le uratën të gjithëve dhe ike si zotëri, një ditë pas ditëlindjes së mamit. Ti ke qenë dhe je idhulli im. E trondite Shqipërinë me fortunë me shpirtin tënd flori. Ti do të jesh në zemrën time dhe të Leanzos përjetë. Na le me kështjellë sic i ka hije një babai. Babi im qofsh i Xhenetit. Ti je dhe do të jesh gjithmonë engjëlli im mbrojës”.