Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka humbur njeriun e dashur, babain. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Fara ka bërë një koment prekës në “Instagram” për ndarjen nga jeta të babait të saj të dashur.
“U prehsh në paqe babai im i shtrenjtë!🙏🏻🙏🏻🙏🏻Mi preve krahët!!!Do më mungosh shumë!!!”, ka shkruar këngëtarja e njohur në postimin e saj.
Ndërkohë të shumtë kanë qenë ndjekësit e saj që i kanë shprehur ngushëllimet këngëtares.