Dita e sotme duket se nuk ka qenë aq e mirë për Megi Pojanin, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagramit se është përfshirë në një aksident.
Moderatorja e “Për’puthen” ka publikuar një fotografi të makinës së saj, të cilës i është thyer njëra nga pasqyrat ndërkohë që në sfond duket një vend me dëborë.
Megi dhe motra e saj duket se i kanë shpëtuar fatmirësisht një trajleri, i cili mesa duket thuajse i ka aksidentuar.
“Desh na fshiu një trajleri sot. Bravo Ina Pojani“, shkruan personazhi televiziv, teksa ka etiketuar motrën e saj në Instastory.
Përmes postimeve në Instagram, Megi ka treguar se ka udhëtuar për pushime drejt Finlandës së bashku me motrat e saj, Ina dhe Marsi.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Megi është acaruar me Vedatin në programin “Për’puthen”, duke iu drejtuar me fjalë të ashpra.
Sipas Megit, ekzistojnë dy Vedatë, një përball Bucit që nuk reagon aspak dhe një tjetër përball Albës që e akuzon për çdo gjë.
“Je në një përballje me Bucin, hidhen akuza shumë të forta dhe Bucit i thua me bindje të plotë se ajo vajza nuk ka interes për ty dhe tani burrërinë e gjen me Albën?“