![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/ledjona_sd-1024x576.jpg)
Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Ledjona Xheladinaj, ka postuar sot disa video në “Instastory”-n e saj. Në postimin e parë ajo tregon se i kanë dërguar disa foto ku i kanë thënë se po e tradhtojnë.
“Më kanë ardhur disa foto që dikush po më tradhton, edhe unë me thënë të drejtën tradhtinë nuk e fal. Fatkeqësisht mu prish edhe makina dhe mora taksi për të mbërritur aty. Këta që tradhtojnë zgjedhin vende si periferike larg, por nuk ka problem unë shkoj atje ku janë. Jam afër dhe do ta shikoni për kë bëhet fjalë. Ta dini që nuk më shpëtojnë dot”, tha Ledjona në videon e parë.