Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë.
Luiz përmes një kënge kushtuar vajzës së tij zyrtarizoi pritjen e ëmbël edhe pse “IconStyle” tregoi ekskluzivisht se Kiara ishte shtatzënë prej kohësh.
Ata zgjodhën ta ndajnë gëzimin e tyre me miqtë dhe familjarët ku organizuan një festë shumë të veçantë për vogëlushen që do të vijë në jetë. Së bashku me miqtë zbuluan gjininë e fëmijës por përtej kësaj u vunë re disa detaje të rëndësishme.
Në festën e organizuar nga çifti ka munguar vëllai i Kiarës.
Gjatë qëndrimit në “Big Brother”, Kiara ka komunikuar me të vëllanë në kamera ku e pyeti se çfarë mendonte për Luizin dhe ai pranoi se i pëlqen shumë burri i motrës.
Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm është se në festë nuk kanë marrë pjesë as motra, as nëna e as kunati i Luizit. Mungesa e tyre u pa edhe gjatë festës që bënë në natën finale të “Big Brother”.
Arsyeja pse nuk erdhën është se jetojnë larg apo marrëdhënia e tyre nuk është e mirë?