Tatuazhi i fshehur i Kim Kardashian është më interesanti që mund të keni parë ndonjëherë. Pavarësisht se dikur ajo i krahasonte tatuazhet me “një ngjitëse në një Bently”, Kim ka zbuluar gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, se ajo ka bërë një tatuazh fshehurazi, në një vend që askush të mos dyshonte.
Gjatë një bisede që kishte me stilistin e saj të flokëve, Chris Appelton, ajo tregoi shenjën e infinitit, e bërë tatuazh në pjesën e brendshme të buzës së saj të poshtme.
“Diçka që ju nuk dini për mua është se unë dhe mikeshat e mia kemi një tatuzh të përbashkët. Ndërkohë që të gjitha mikeshat e mia e kanë bërë atë në duart e tyre, unë thashë me vete se ky nuk mund të jetë vendi ku unë do zgjidhja të bëja një tatuazh”, ka thënë Kim.
Kim ka qënë e shoqëruar nga disa miq dhe Khloe Kardashian në momentin që ka bërë tatuazhin dhe ka qënë ora 4:30 e mëngjesit.
“Më në fund vendosa edhe unë një ngjitëse në Bently”, ka thënë Kim me shaka.
Megjithatë, ajo shtoi që nëse do ishte menduar më shumë, do kishte zgjedhur një vend më të mirë për tatuazhin e saj.
“Askush nuk e di, askush nuk e sheh, madje edhe vet unë harroj që e kam”, ka treguar Kim. “Ndonjëherë kur laj dhëmbët dhe shoh tatuazhin, them me vete çfarë është kjo njollë e zezë”.