Dita e sotme ka nisur mjaft bukur për gazetaren e njohur, Aulona Musta dhe shkak për këtë është bërë këngëtarja më famë botërore, Jennifer Lopez.
Lopez ka zgjedhur që në Instagramin e saj, të publikojë një video të Aulonës ku shihet së bashku me vajzën e saj Amara, teksa kërcejnë nën ritmet e muzikës së “Can’t Get Enough”, kënduar nga artistja me famë botërore.
Dhe mesa duket është bërë pikërisht kjo këngë shkaku që Aulona dhe vajza e saj kanë përfunduar në Instagramin e artistes, e cila numëron mbi 253 milionë ndjekës.
“Dita nis bukur kur shikon që të ka hedhur JLO në “story” dhe të ka bërë “like” videon”, shkruan opinionistja e “Për’puthen” bashkangjitur postimit të saj në Instastory.