Koreografi Albi Nako dhe këngëtarja Arta Kabashi janë personazhet të cilët nuk do të jenë më pjesë e shtëpisë më të ‘zhurmshme’ në Shqipëri. Pas daljes pa biletë kthimi ata kanë braktisur lojën përfundimisht. Por tre banorë të rinj janë tashmë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.
Personazhet VIP që kanë nisur lojën janë Sara Karaj, Silvi Topalli dhe Julia Ilirjani.
Sara Karaj ka qenë miss, një nënë single dhe jeton në Londër. Silvi është këngëtar, producent filmash, sipërmarrës dhe jeton në Francë, ndërsa Julia, aktore, e cila jeton në SHBA.
A do të ndryshojnë këto banorë dinamikat e ngjarjeve Brenda shtëpisë? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim