Teksa banorët janë zgjuar, Romeo Veshaj dhe Egla Ceno kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin.
Dyshja nisi ‘përplasjet’ me njëri-tjetrin që pas spektaklit të djeshëm, ku disa banorë ngritën dyshimet për dyshen pasi ata janë parë të kenë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin që nga rikthimi i Eglës në shtëpi.
Njëjtë si mbrëmë edhe ditën e sotme aktorja e ka quajtur Romeon ‘buzëqumësht’ dhe i ka kërkuar që ai të ketë respekt ndaj saj.
Pjesë nga debati:
Egla: Hahet apo pihet sipas teje? Respekti
Romeo: Ngjyhet zemra
Egla: Po ik o buzëqumësht
Romeo: Po ti ça je?
Egla: Nuk jam buzëqumësht
Romeo: Je ofenduese
Egla: Unë jam ofenduese?
Romeo: Më respekto, të respektoj
Egla: Kujdes nga mua, se të thyej në mes me ofendime
Romeo: Ça është?
Egla: Kujdes