Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Dinamikat e spektaklit të fundit sollën dhe debati ne parë mes Heidit dhe Romeos, një nga tre çiftet e shtëpisë së Big Brother VIP. Romeo i cilësoi ditët e fundit si më të vështirat, por nga ana tjetër, shtoi se ka besim të plotë tek Heidi. Edhe kjo e fundit u shpreh se Romeo nuk i ka lënë asnjë shkas që ajo të mos ketë besim tek ai.
Romeo: Është shumë e vështirë të analizoj sot gjithçka që ne kemi jetuar. Kanë qenë ditët më të vështira në këtë shtëpi. Unë nuk u besoj këtyre murreve, por asaj gocës po.
Heidi: Unë i besoj Romeos dhe ai nuk më ka dhënë shkas që të mos i besoj.
Romeo: Unë i kam bërë disa pyetje Heidit për të cilat prisja përgjigje, por ndonjëherë flasin dhe sytë dhe unë i kam marrë përgjigjet me sy.