Edhe pse na ndajnë vetëm pak orë nga rifillimi i ‘BBV3’, mesazhet dhe urimet nga ish-banorët dhe jo vetëm nuk kanë munguar në Instastory. Një nga mesazhet e dërguara së fundmi nga Lori Hoxha duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.
Në një postim të bërë pak orë më parë nga ish-moderatorja e BBV, Arbana, me momentet magjike kur ishte pjesë e këtij formati, ka një foto të saj dhe Lorit, ku kjo e fundit e ka ripostuar në Instastory dhe shkruan: “Fillova. karriera ime ne televizion duke kuruar veshjet e Arbanes per Big Brother dhe sot jam krenare te them qe te dy nuk kemi nevoje per njeri tjetrin dhe megjithate zgjedhim te marrim vendime bashke, per veshjet e me shume.Ju jam mirenjohese per rrugetimin tone dhe per te ardhmen që në çdo rast do të na gjejë bashkë.
Siç duket dhe pse Arbana nuk do të jetë në krye të BBV këtë vit, mund ta shohim së shpejti një pjesë të saj.