Ylli Limani nuk ka mundur të japë koncertin e tij mbrëmjen e kaluar dhe shkak për këtë është bërë një alarm për bombë.
Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka shpjeguar arsyen e fortë se pse nuk do të performonte në klubin e natës që kishte planifikuar.
Artisti ka shpjeguar se për shkak të një alarmi të rremë për eksploziv, klubi është detyruar të nxjerrë jashtë të gjithë të pranishmit në koncertë dhe si pasojë i është dashur që koncerti të anulohet.
“Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi patur për të festuar bashkë”, nis postimin e tij Limani.
Më pas ai shton: “Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anuluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera“.
Ai madje ka publikuar një video, e cila tregon pamjet disa minuta para se njerëzit të dalin të gjithë nga klubi i natës.