Aktorja e njohur, Raimonda Bulku në njëstudio televizive foli për projektet e saj të reja filmike.
Bulku ka zbuluar se është duke xhiruar për një film shqiptar, por që i gjithë produksioni është gjerman. Aktorja shtoi se është fjala për filmin me Noizy-n dhe Blerim Destanin.
Ajo duke qeshur tha se kur ka shkuar në xhirime ka hapur ‘Google’ dhe ka dëgjuar të gjitha këngët e reperit të njohur. Sipas saj, Noizy është një djalë shumë i edukuar dhe në sheshxhirimet është një mrekulli.
“Po, për fat jam duke xhiruar. Është film shqiptar, por tërë produksioni është gjerman. Jam me Blerim Destanin dhe Noizy-n. Noizy është djali im. E kur kam shkuar në xhirime, kam hapur në ‘Google’ dhe kam dëgjuar tërë muzikën e Noizy-t. Dhe kur vajta i thashë ‘biri im të dëgjova, të njoha dhe të dua shumë’. Ai është shumë i mirë, djalë shumë i edukuar, në sheshxhirimet është një mrekulli, të dy, me gjithë Blerimin. Blerimin e kam pasur edhe herë tjetër djalë, në film, kështu që është e dyta.
Pres të fillojë një serial “Nina” që këto ditë do të fillojë edhe ai, kështu që jam mirë”, tha aktorja e njohur.