Ndarja nga jeta e aktorit të madh Zef Deda, ka lënë një trishtim të thellë në zemrat e artdashësve shqiptarë, adhuruesve të humorit të tij, miqve dhe kolegëve me të cilët ai ka ndarë vitet më të vyera të karrierës së tij artistike.
“Artistja e merituar” Zyliha Miloti në një dalje publike, ka folur për marrëdhënien e ngushtë që kishte me mjeshtrin e madh të humorit.
Mes lotësh, Miloti rrëfen se kishte menduar se jeta e saj do merrte fund më shpejt se e Zef Dedës pasi ajo e tregon atë energjik dhe e quan artistin “alegria e estradës”.
“Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shumë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistët”, ka thënë Zyliha Miloti.