![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/beleri-5_sd-1024x576.jpg)
Fredi Beleri ka reaguar në lidhje me emërimin e kryebashkiakut të ri të Himarës, Arqile Bollano i cili u zgjodh me me 12 vota pro në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar këtë të premte. Beleri e ka cilësuar si grabitjen e radhës të Partisë Socialiste emërimin e tij.
Kujtojmë se Beleri u zgjodh në zgjedhjet e 14 majit 2023 si kryebashkiak i Himarës, por ai nuk ka mundur të betohet, pasi që prej 12 majit të 2023, qëndron në burg me akuzën e korrupsionit zgjedhor.
“Sot, Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama, nëpërmjet veglave qorre që i shërbejnë në mënyre të paskrupullt dhe nëpermjet forces se pushtetit politik, konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si ‘kryetar te emeruar’ nje te pavotuar, nje njeri qe nuk perfaqeson askënd, nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares .
Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro, servilit Arqilea Bollano, tregon se Rama do pasurite e Himares, pronat e saj, ujin e saj, detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !
Hajdutlleku i ‘kryetarit te pavotuar’ i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .
I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar, te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht!
Falenderoj nga zemra cdo qendrestar, cdo keshilltar te ndershem, cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik”,-shprehet Fredi Beleri.