![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/1715605841_novruzcenaliaasllanazganmernica-transformed.jpeg)
Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punoniësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qënë i fshehur është strehuar në pyllin e Semanit, 7 km në perëndim të fshatit Sulaj ku dhe banonte autori.
Mbrëmjen e djeshme 23 vjecari Azgan Mernica është afruar në banesën e tij në fshatin Sulaj, ku nga pylli deri jë banesën e tij ka ardhur me këmbë,ku dhe ka kërkuar që ke famijarët e tij te dorëzohej.
Ndërkohë që në momentin e dorëzimit sic duket dhe nga pamjet, ai ka patur mundësi të ndërrohej në banesën e tij deri sa ka mbërritur policia e cila e ka shoqëruar në komisariatin e Fierit.
Ai është pyetur dhe për armën gje për te cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qënë i lodhur . Po ashtu tregon momentin që përplasja ka ndodh me efektivin e policisë për shkak të kalimit në rrugë në gjaknxehtësi e sipër kam nxjerrë pistolet duke shtënë.