Zbulimi i një parcele me kanabis në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, ka çuar në prana tre ushtarakë ndërsa 4 janë nën hetim mes tyre komandati i repartit zv. komandati i tokës
Policia informon se gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, me detyrë shefa seksioni ndërsa po hetohet në gjëndje të lirë, Komandant Reparti zv/komandanti i togës dhe specialisti dhe magazinieri i repartit.
Të arrestuar
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
U proceduan penalisht në liri:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.
“Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak” informoi policia e Shtetit.
Menjëherë më pas ministria e Mbrojtjes urdhëroi pezullimin e ushtarakëve.