Duke folur në Top Channel për problemet e rendit publik në këto ditë të nxehta të verës dhe marrjes së detyrës së re si Ministër i Brendshëm të Taulant Ballës, eksperti i kriminalistikër Ervin Karamuço u shpreh, se nga fjalimi i ministrit të ri, ky i fundit krijoi dyshime të forta që Ardi Veliu do jetë i shkarkuari i parë.
“Zoti Balla do të ndryshojë kreun e AMP. Mënyra si e tha, duke parë edhe punën që është bërë, mbase nuk i pëlqen drejtimi i këtij institucioni.”- tha Karamuço.
Megjithëse sipas Karamuçës AMP ka bërë një punë të mirë gjatë kësaj periudhe dhe nuk i duhen mohuar meritat.
Nga ana tjetër kritikat e forta që Taulant Balla drejtoi sot ndaj këtij institucioni ngjanin si një mesazh i koduar për largimin e afërt të kreut te AMP.
Karamuço u ndal gjithashtu edhe tek një sërë problematikash që shqetësojnë sot Policinë e Shtetit, ku dyfishimi i rrogës së tyre duhet të ishte prioriteti numër një i Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla.