![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/Capture-96.jpg)
Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë në Angli, si pasojë e një sulmi me thikë.
Viktima është Anselam Senaj, ndërkohë rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta.
Kanë qenë familjarët e të riut ata që kanë bërë publik rastin, pasi kanë nevojë për para në mënyrë që trupi i të ndjerit të dërgohet drejt Shqipërisë.
Familja e 26-vjeçarit ka hapur një llogari GoFund, përmes së cilës kërkon ndihmë nga shqiptarët për të koontribuar sado pak për të mbledhur shumën prëj 10 mijë paund që duhen për të sjellë trupin e 26-vjeçarit në Shqipëri.