Dy emigrantë ilegalë shqiptarë janë arrestuar pasi u zbulua se të dy ishin në krye të një plantacioni kanabisi me vlerë prej 2.1 milionë paundësh në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave britanike ata kishin përshtatur ambientet e një dyqani të braktisur në Newport të Uellsit.
Dy shqiptarët, Adrian Daja dhe Andi Shabani u kapën duke u kujdesur për bimët me vlerë mbi 2 milionë paundë, vepër të cilën ata e pranuan para gjykatës, e cila i la në burg.
Mësohet se dy u dënuan me nga 2 vite burgim, ndërsa në përfundim të dënimit do të dëbohen nga vendi.