Një biznesmen i njohur në Sauk është proceduar penalisht nga ana e Policisë së Shtetit pasi në biznesin e tij, resort, është konstatuar nga ana e OSSH që abuzohej me energjinë elektrike.
Konkretisht bëhet me dije se objekti është konstatuar me ndërhyrje në matës.
Njoftim:
Strukturat e Verifikim – Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut.
Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës.
OSSH ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.