Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, pasi akuzohen se janë antarë të një bande hajdutësh që vidhnin ora të brendeve të ndryshme kryesisht Rolex.
Banda cila është goditur më 16 maj të këtij viti, ku janë arrestuan një shtetas italian, një shtetas zviceran, dhe tre shqiptarë. Ndërkohë ditën e sotme njoftohet se janë arrestuar dhe tre shqiptarë të tjerë.
Bëhet fjalë për të rinj të moshës 23 deri në 28 vjeç, të arrestuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Triestes për pjesëmarrje në disa prej grabitjeve të kryera nga banda, veçanërisht ato të kryera më 23 dhjetor 2021 dhe në 4 e 5 shkurt 2022
Ndërkohë raportohet se për llogari të Prokurorisë Publike të Triestes, u kryen kontrolle në shtëpi edhe ndaj dy personave të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, njëri banues në provincën e Monzës dhe Brianzas dhe tjetri në Trieste, të akuzuar për vjedhje të disa orëve të çmuara. Gjithashtu janë sekuestruar disa aparate celularë.
Shqiptarët pritet të dalin para autoriteteve për tu njohur me masën e sigurisë.