![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot_6-41-1200x900_sd-1024x576.jpg)
Pas shumë oshilonacioneve, moti mesa duket javën e ardshme do të futet në stinën tipike të vjeshtës sa u përket tempraturave por edhe reshjeve të shiut.
E hëna parashikohet e kthjellët dhe me temperatura relativisht të ngrohta, ndërsa nga e marta dhe në vazhdim do të kemi rikthim të reshjeve të shiut si dhe ulje temperaturash.
Duke nisur nga dita e mërkurë temperaturat maksimale por dhe ato minimale do të pësojnë rënie në disa gradë.
Ndërkohë që gjatë javës nuk do të mungojnë reshjet e shiut që hera herës parashikohet të vijnë edhe në formën e stuhive.