![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/07/800-0-64bd1a9524dc9.jpg)
Sërish zjarr në fushën ku grumbullohen mbetjet në Vlorë. Flakët janë konstatuar prej mbrëmjes së djeshme dhe vatrat vijojnë të jenë aktive. Si pasojë e këtij zjarri, shtëllungat e tymit kanë mbuluar qytetin e Vlorës.
Kjo situatë përsëritet për të disatën herë gjatë këtij sezoni turistik. Dyshimet janë se zjarri i qëllimshëm.
Tre automjete të zjarrfikëses kanë shkuar për të mos lejuar përhapjen e flakëve.