Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, teksa viktima është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë nga familjarët e tij. Paraprakisht, dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje, duke u varur. Gjithsesi, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në lagjen “Skënderbeg”, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasi R. K., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.