![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/incidenti_sd-1024x576.jpg)
Një incident është regjistruar sot në protestën e “Rithemelimit” që po zhvillohet para godinës së bashkisë Tiranë.
Në momentin që një grua është ngjitur në podium për të marrë fjalën, ajo është penguar dhe është larguar me dhunë nga aty. Sipas organizatorëve, emri i saj nuk ishte në listën e personave që do të mbanin fjalim dhe për këtë arsye ajo nuk u lejua të fliste.
Edhe sot nuk ka munguar dhuna nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa protestuesit kanë hedhur vezë dhe sende të tjera drejt efektivëve të policisë, që qëndrojnë duke rrethuar godinën. Për pasojë, një nga efektivët është lënduar në kokë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Nga ana tjetër, protestuesit u kanë vënë flakën disa gomave, teksa policia është kundërpërgjigjur duke hedhur ujë.