Një ngjarje me një të plagosur ka ndodhur në Pogradec.
Në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Rëmenj, në banesën e qytetarit me inicialet F.T.. I plagosur ka mbetur komshiu i tij, shtetasi me inicialet B.K., i cili ndërhyri për fikjen e zjarrit.
Njoftimi i policise: Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.