Zbardhet motivi që çoi në krimin makabër, ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas veten.
Burime bëjnë me dije se tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Dibrës është bërë mollë sherri midis vëllezërve.
Kjo për faktin se Lulzimi nuk donte ta shiste ndërsa Vehapi po. Vehap Cami ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë dhe Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë për Vitin e Ri.
Në një moment kur kanë qenë vetëm, Vehapi ka nxjerr armën dhe e ka qëlluan me një plumb në kokë.
Më pas ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten e vetë me pistoletë TT, të cilën e kishte pa leje.
Trupat e pajetë u gjetën nga familjarët e Lulzimit, i cili në datën 3 janar kishte festuar edhe ditëlindjen. Nga të shtënat me armë, fatmirësisht nuk u lëndua asnjë pjestar tjetër i familjes.
Dy vëllezërit do të përcillen sot në orën 13:00 për në banesën e fundit.