Ështe arrestuar nga policia nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.
Lajmi është konfirmuar për mediat nga burimet zyrtare, teksa bëhet me dije se i arrestuari është 22-vjeçari Arial Rraja.
22-vjeçarit Ariel Rraka iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash. Mësohet se i riu është djali i Flamur Rrajës, vëllait të ish-deputetit.
“Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia.