Avokati i Pëllumb Gjokës, të arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK ka zbardhur dëshminë e biznesmenit në sallën e gjykatës.
Avokati i tij, Ylli Manjani, ka thënë për mediat se biznesmeni mohoi kategorikisht akuzat dhe të jetë përdorues i aplikacioneve, si “SKY” dhe EncroChat dhe se fjalët e publikuara në përgjime nuk janë tij.
“Ai ka mohuar që të jetë përdorues i këtyre aparateve dhe pronar i atyre fjalëve që thuhet se janë në komunikime”, tha Manjani.
Sipas Ylli Manjanit Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete dhe se është nxituar.
“E para e punës dua t’iu them që s’ka asnjë akuze zyrtare në çastet që flasim. Statusi legal dh procedural i Gjokës është se asnjëri i atyre është i pandehur. Duke mos qenë i pandehur s’ka as akuza. Në kor aty mendojmë që gjithë kjo ka nisur mbi incident policore, nuk janë përgjime. Çkodimi nuk është përgjim. Nuk ka asnjë provë që asnjë klienti im të ketë lidhje me ato. S’është kap asgjë. Të gjitha janë spekulime, Prokuroria ishte qartë, janë indicie dhe persona nën hetim. Janë indicie me letërporosi nga Franca.
Mos merrni njerëzit më qafë, janë të gjitha spekulime. Prokuroria në pikëpamjen time, është treguar premtuare dhe e papjekur sepse ka nxituar me masë. Në vend që të hetonte kërkon prova shtesë për ato që thotë.”– tha Manjani.